Select Page

Misioni, vizioni dhe politika e kompanisë

Misioni

Sigurimi i shërbimeve të sigurta, cilësore dhe me shpenzime efikase dhe i infrastrukturës në komunikacionin ajror, që kontribuojnë fuqizimit të prosperitetit shoqëror dhe ekonomik të shtetit të Malit të Zi.

Vizioni

Të sigurohen operacionet e qëndrueshme, të sigurta dhe ekologjike të veprimtarisë aeroportuale në aeroportet malazeze. Të sigurohen infrastruktura bashkëkohore dhe efikase aeroportuale dhe shërbimi i cilësisë së lartë. Të sigurohet zgjerimi dhe avancimi krahas zhvillimit të qëndrueshëm me forma të tjera të komunikacionit. Të sigurohet angazhimi i stafit të talentuar dhe të motivuar. 

Politika – parimet udhëheqëse:

Siguria

Siguria e klientëve dhe stafit tonë është shtylla kurrizore e veprimtarisë sonë.

Mjedisi

Planifikimi dhe zbatimi i masave të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet e shtetit ekologjik dhe përvojës më të mirë të profesionit.

Vlera e shtuar

Shërbimi me profesionalizëm të lartë dhe vlera e sjelljes së kujdesshme ndaj pasagjerëve dhe partnerëve në mënyrë dhe shpenzime efikase.

Punëdhënësi shembullor

Raporti ndaj të punësuarve – trajtimi i barabartë, duke ruajtur dinjitetin e tyre dhe me rritje të vazhdueshme të standardit jetësor.

Raportet partnere dhe besnikëria

Bashkëpunimi i hapur, konstruktiv pa asnjë diskriminim me të gjithë partnerët dhe subjektet shtetërore.

Menaxhimi i përgjegjshëm i tërë pasurisë

Vetëdija mbi përgjegjësinë e lartë personale mbi zhvillimin e planifikuar dhe produktiv dhe për menaxhimin e suksesshëm financiar.

Zhvillimi ekonomik

Shtytja e zhvillimit ekonomik të zonave përreth dy aeroporteve dhe shtetit të Malit të Zi në përgjithësi.

Skip to content