Select Page

No Drone Zone

Në Mal të Zi janë të regjistruar 309 operatorë të mjeteve ajrore pa pilot – droneve, por numri i droneve që janë në përdorim është shumë më i madh.

Agjencia për aviacionin civil e ka iniciuar edhe në këtë vit një fushatë edukative për mënyrat e drejtimit të sigurt të droneve me qëllim që të përfshihet një numër sa më i madh i operatorëve të droneve në suaza ligjore. Me këtë fushatë, Agjencia insiston që të respektohet suaza e legjislacionit nga fusha e aviacionit civil nga operatorët e droneve, në mënyrë që mos të vijë deri tek cenimi i personave dhe pasurive në tokë. 

Dronet janë në ekspansion gjithëpërfshirës, dhe jo vetëm për xhirime nga ajri, por tregohen si të dobishëm edhe për mbikëqyrje të infrastrukturës, të pyjeve, pasurive bujqësore, trafikut rrugor dhe në shumë forma të tjera. Megjithatë, është me rëndësi që të gjithë ata që i drejtojnë dronet tu mbahen disa rregullave për t՚i evituar ngjarjet e padëshirueshme siç mund të jenë përplasja e dronit me avion ose rënia e dronit në tokë, gjërat këto që mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe pasurinë e tyre në tokë.”

Agjencia për aviacionin civil të Malit të Zi<br />

Me qëllim të luftës kundër përdorimit të paligjshëm të droneve, Agjencia për aviacionin civil e ka nënshkruar një marrëveshje me Drejtorinë e policisë. Në këtë mënyrë plotësohen kushtet që me aktivitete të përbashkëta të kryhen në mënyrë më efikase masat e mbikëqyrjes së përdorimit të droneve.

Rregullat për drejtimin e sigurt të droneve

    Absolutisht është ndaluar fluturimi gjatë natës dhe në afërsi të aeroporteve, si dhe nxjerrje e sendeve nga droni gjatë fluturimit.

    Gjatë gjithë kohës droni duhet të jetë në radius ku drejtuesi mund ta shikojë drejtpërdrejtë dhe jo më larg se 500 m distance horizontale, dhe më së shumti 150 m mbi tokë ose ujë.

    Droni nuk guxon të afrohet në më pak se 150 m nga grupet e njerëzve dhe jo më pak se 30 m nga njerëzit, kafshët, objektet, automjetet, lundrueset, avionët, rrugët, hekurudhat, largpërçuesit dhe objektet e ngjashme.

    Është me rëndësi që edhe një herë të theksohen kërkesat ligjore kryesore që operatorët e droneve duhet t՚i kanë para sysh:

    Të gjithë operatorët dronet e të cilëve e kanë masën më të madhe se një gjysmë kilogrami, me mundësi të fluturimit mbi 15 metra dhe në lartësi mbi 10 metra, duhet të evidentohen pranë Agjencisë. Evidentimi i droneve është falas.

    Nga ana tjetër, leja e Agjencisë për të kryer një operacion me dron nevojitet vetëm kur bëhet fjalë për dronet me peshë të madhe dhe nëse fluturojnë në afërsi të qyteteve ose në afërsi të grupeve të njerëzve. Në rast të përdorimit të paligjshëm të droneve, ekziston mundësia e shqiptimit të gjobave ose inicimit të procedurave gjyqësore për shkak të shkeljes së rendit dhe paqes publike.

    Për më shumë informacione në lidhje me përdorimin e sigurt të droneve, vizitoni kanalet zyrtare të Agjencisë për aviacionin civil:

    Skip to content