Select Page

Për Malin e Zi

Vendi si i krijuar për të gjitha llojet e aventurave. Gjatë dimrit, gjatë verës, kurdo, mund të zgjidhni si ta doni. Eksploroni thellësitë sekrete të bregdetit ose fuqinë e valëve të detit në jug. Merrni hapin përpjetë, përjetoni mikpritjen e njerëzve në prehër të natyrës. Shtroni rrugën vetë në egërsi të natyrës.

Të dhënat e përgjithshme:

Hapësira e territorit:

13,812 kilometra katrorë

Popullsia:

662,000

Kryeqyteti:

Podgorica (popullsia 173,000)

Zona:

GMT +1;

Valuta:

Euro

Distanca e qyteteve malazeze nga aeroportet më të afërta:

Aeroporti Podgorica:

  • Cetinë 30 min
  • Tivat 90 min
  • Tivar 60 min
  • Ulqin 90 min
  • Nikshiq 40 min
  • Zhablak 120 min
  • Bijello Pole 150 min

Aeroporti Tivat:

  • Budva 20 min
  • Kotor 10 min
  • Herceg-Novi 30 min
  • Petrovac 40 min

Në vitin 2018 Malin e Zi e kanë vizituar

turistë

Turistët e huaj:

Turistët nga vendet fqinje:

Plazhi më i gjatë:

Plazhi i Madh, Ulqin — 13,000 m

Maja më e lartë:

Zla Kolata, Bjeshkët e Nëmura – 2,535 m

Liqeni më i madh:

Liqeni i Shkodrës, 370 – 550 km²

Kanioni më i thellë:

Kanioni i lumit Tara — 1,300 m

Gjiri më i madh:

Gjiri i Bokës së Kotorit

Parqet kombëtare:

Durmitor, Llovqen, Biogradska gora, Liqeni i Shkodrës, Bjeshkët e Nëmura

Pasuritë natyrore të Malit të Zi

Mali i Zi është vendi i natyrës dhe ka shumë për të ofruar adhuruesve të sporteve ekstreme, të natyrës ose të jetës së shëndoshtë. Vizitoni një nga 100 lokacione mbresëlënëse në Mal të Zi, shëtitni nëpër një nga bjeshkët më të bukura të Evropës me audio guide që do t՚ua pasurojë këtë përvojë, ose lexoni më shumë në faqen e internetit të Organizatës kombëtare turistike të Malit të Zi se çfarë ka Mali i Zi për të ofruar.

Lokacioni

Sipas lokacionit gjeografik, Mali i Zi i takon Mesdheut qendror, Evropës Juglindore. Mali i Zi ndodhet në bregun e Detit Adriatik, dhe kufizohet në veri me Serbinë, në lindje me Kosovën, në juglindje me Shqipërinë, dhe në perëndim me Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Gjuha zyrtare është gjuha malazeze. 

Komunikacioni ajror

Lidhjet e drejtpërdrejta me qytetet më të mëdha të Evropës: Frankfurt, Londër, Romë, Cyrih, Paris, Moskë, Stamboll.

Skip to content