Select Page

Qendra për trajnime

Qendra për trajnime e Aeroporteve të Malit të Zi Sh.A. është themeluar në vitin 2008. Qendra për trajnime i nënshtrohet kontrolleve të vazhdueshme të Agjencisë për aviacionin civil të Malit të Zi dhe kompanive ajrore të cilat operojnë në aeroportet Podgorica dhe Tivat.

Veprimtaria e Qendrës për trajnime përfshin: planifikimin, organizimin dhe kryerjen e aftësimit profesional të personave; lëshimin e certifikatës për aftësimin profesional të personave që kryejnë punët nga rëndësia për  sigurinë e komunikacionit ajror në aeroport, dhe lëshimi i certifikatës mbi trajnimin e kompletuar nga fusha e sigurisë së aviacionit civil. 

Gjithashtu, tashmë disa vite me radhë, Qendra me sukses bashkëpunon me qendrat nga rajoni. 

Konform nenit 14 paragrafi 5 të Rregullores mbi aftësimin profesional të personave që kryejnë punët nga rëndësia për sigurinë e komunikacionit ajror në aeroport, Qendra për trajnime është e detyruar që në faqen e vet të internetit të shpallin Planin e punës së Qendrës për vitin 2020.

Programet e trajnimit që i kryen Qendra për trajnime

Aftësimi nga fusha e:
sigurisë së komunikacionit ajror në aeroport

  • PT i pasagjerëve, valixheve dore dhe të dorëzuara;
  • PT i ngarkesave dhe postës;
  • PT i avionit;
  • Mirëmbajtjes dhe kontrollit të sipërfaqeve operacionale, objekteve, instalimeve, mjeteve dhe pajisjeve në aeroport; 
  • Mbrojtjes zjarrfikëse dhe shpëtimtare në aeroport;
  • Furnizimit të avionit me karburant;
  • Punëve të tjera të ofrimit të shërbimeve në tokë dhe vetë-shërbimit;
  • Airside Safety Training (AST);
  • Airside Driver training (ADT);
  • Dangerous Goods Training (DGR);
  • Pranimit dhe nisjes së pasagjerëve me invaliditet dhe lëvizshmëri të kufizuar (PRM).

Që të merrni më shumë informacione për këtë lloj të trajnimi, shkarkoni këtë dokument.

Trajnimi nga fusha e
sigurisë së aviacionit civil

 

Qendra për trajnime ofron edhe trajnime nga fusha e sigurisë së aviacionit civil. Më shumë informacione për modulet e përfshira më këtë trajnim (Modulet nga 1 deri 7 dhe nga 9 deri 17) mund të merrni duke shkarkuar këtë dokument.

Të gjitha aktivitetet e Qendrës për trajnime janë të miratuara nga Agjencia për aviacionin civil të Malit të Zi. Gjithë personeli i Qendrës për trajnime (instruktorët, mentorët, si dhe drejtuesi) kanë marrë miratim nga Agjencia për aviacionin civil të Malit të Zi.

Vendimet mbi punën e Qendrës mund të shkarkohen në këto lidhëza. 

Vendim 1

Numër: 02/2-12/13-16

Vendim 2

Numër: 02/2-207/4-18

Vendim 3

Numër: 04/2-69/2-17

Skip to content