Select Page

Shërbime aeroportuale

Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të avionëve

  • Harmonizimi i orarit të fluturimit me operatorin ajror;
  • udhëheqja e avionit në tokë gjatë ardhjes dhe pas uljes nëpër hapësira të manovrimit (ky shërbim kryhet nga Kontrolli terminal i fluturimeve në Aeroportin e Podgoricës); 
  • udhëzimi i avionit deri tek pozita për parkim, asistenca gjatë parkimit dhe ndezjes së motorit (me sinjale dore) dhe vendosja dhe heqja e bllokadave nën rrota të avionit;
  • shënimi i avionëve me konuse dhe/ose shirita sigurues gjatë furnizimit;
  • komunikimi me ekuipazhin e avionit;
  • dorëzimi i dokumentacionit për fluturim;
  • përpilimi i listës së ngarkesës dhe qendërzimit të avionit nëpër HP DCS;
  • ngarkimi dhe shkarkimi i avionit, duke përfshirë edhe sigurimin dhe përdorimin e pajisjeve për ngarkim dhe shkarkim të valixheve të shpërndara dhe kontejnerëve;
  • sigurimi dhe operimi me shkallët për hyrje dhe dalje të pasagjerëve;
  • transporti i pasagjerëve dhe ekuipazhit (në raste të motit të ligët) midis avionit dhe terminalit;
  • sigurimi dhe operimi i pajisjeve për ndezje të motorit të avionit;
  • ngarkimi i ushqimit dhe pijeve nga bagazhi në kabinën e avionit;
  • derdhja dhe larja e tualeteve dhe rimbushja e ujit teknik;
  • pastrimi i kabinës së pilotëve dhe të pasagjerëve;
  • dërgimi i mesazheve  teknike mbi ngritjen, uljen dhe ngarkimin e avionit.

Pranimi dhe dërgimi i pasagjerëve

 

Shërbimet e pranimit dhe dërgimit të pasagjerëve që ofrohen nga Aeroporti i Podgoricës përfshijnë:

  • kontrollin e dokumenteve të udhëtimit;
  • regjistrimin e pasagjerëve dhe valixheve të tyre dore nëpër HP DCS;
  • sigurimi i pajisjeve dhe transporti i valixheve deri tek pika e klasifikimit;
  • informimi i pasagjerëve mbi orarin e fluturimeve të transportuesit ajror, kohës për t՚iu kontrollit të sigurisë, së pasaportave dhe të doganës, si dhe për kohën e hyrjes në avion;
  • asistencën për pasagjerët në transferim;
  • asistencën për pasagjerët me nevoja të posaçme, fëmijët e pashoqëruar, pasagjerët në barele dhe pasagjerët VIP;
  • dërgimi i mesazheve operative për pasagjerët në fluturim dhe për kërkesat e veçanta.

Pranimi dhe dërgimi i valixheve

Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të valixheve që ofrohet nga Aeroporti i Podgoricës përfshin:

 

  • pranimi i valixheve në pikën e klasifikimit;
  • klasifikimi i valixheve;
  • përcaktimi i peshës së valixheve në karrocë;
  • sigurimi dhe operimi i pajisjeve për transport të valixheve;
  • transporti i valixheve nga pika e klasifikimit deri tek avioni dhe nga avioni deri tek hapësira për marrje të valixheve;
  • kërkimi i valixheve të humbura përmes sistemit World Tracer;
  • përpilimi i procesverbalit mbi valixhet që nuk kanë mbërrit apo që janë të dëmtuara;
  • njoftimi i pasagjerëve për mbërritjen e valixheve të gjetura, si dhe ngarkimi i valixheve;
  • dërgimi i mesazheve operative me të dhëna mbi valixhet.

Pranimi dhe dërgimi i ngarkesave dhe postës

Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të ngarkesave dhe postës që ofrohet nga Aeroporti i Podgoricës përfshin:

  • sigurimin dhe operimin e pajisjeve për transport të ngarkesave dhe postës;
  • transporti i  ngarkesave dhe postës nga avioni deri tek magazina e mallrave dhe e doganës dhe anasjelltas;
  • manipulimin me ngarkesa dhe postë për eksport, import dhe transferim në magazinë të mallrave dhe të doganës;
  • pranimi i ngarkesave dhe postës për transport;
  • hartimin e listës së kontrollit (check-list) për pranimin e materive të rrezikshme në fluturim;
  • hartimin e manifestit të kargos;
  • njoftimi i pranuesve për mbërritjen e mallit;
  • dërgimi i mesazheve operative me të dhëna mbi ngarkesat dhe postën.

Furnizimi i avionit me karburant 

Shërbimi i furnizimit të avionit me karburant që në Aeroportin Podgorica e ofron, në bazë të koncesionit, furnizuesi i autorizuar – kompania Jugopetrol AD Kotor, përfshin:

  • komunikimin me ekuipazhin e avionit;
  • sigurimin e pajisjeve për magazinim të karburantit, duke përfshirë edhe kontrollin e cilësisë;
  • sigurimin dhe operimin me pajisje për sjellje dhe mbushje të avionit me karburant;
  • përgatitjen dhe zbatimin e procedurës së mbushjes së avionit me karburant, duke përfshirë kontrollin e sasisë së karburantit të furnizuar.
  • Llojet e karburantit: JET A1.

Salla multimediale dhe salla për takime

Përveç përmbajtjeve të shumta aeroportuale, si përdoruesve të mundshëm Ju tërheqim vëmendjen se kemi edhe sallën multimediale dhe sallën për takime

Salla multimediale

Në hapësirë të pajisur në mënyrë më bashkëkohore mund të mbani  Seminare, tryeza të rrumbullakëta, si dhe prezantimet e ndryshme. Kapaciteti i sallës multimediale është deri në 30 vende. Mundësitë e sallës multimediale (video ekrani, altoparlantët, kabina për përkthim simultan) janë:

Salla multimediale

Në hapësirë të pajisur në mënyrë më bashkëkohore mund të mbani Seminare, tryeza të rrumbullakëta, si dhe prezantimet e ndryshme. Kapaciteti i sallës multimediale është deri në 30 vende. Mundësitë e sallës multimediale (video ekrani, altoparlantët, kabina për përkthim simultan) janë:

  • Sistemi i konferencave me dhjetë njësi dhe mundësi të audio incizimit;
  • Sistemi i video projektimit me projektor me ndriçim prej 5000 ALumen dhe rolo panel për projektime të motorizuar me diagonalin prej 120“;
  • Dy monitorë të lëvizshëm  me diagonale prej 63“ dhe 50“ në rezolucion Full HD;
  • Audio sistemi me tre zona me mundësi të përdorimit të mikrofonave pa valë dhe klasikë në çdo zonë;
  • IP sistemi me valë për përkthimin simultan në një gjuhë me pajisje të dëgjimit për tridhjetë persona;
  • Audio sistemi i shpërndarjes për mbështetje të konferencave për shtyp;
  • Pajisja DVD/CD për riprodhim të video materialit ose muzikës ambientale në prapavijë;
  • Gjithë infrastruktura për lidhje të lehtë të pajisjeve të lëvizshme në konfigurime të ndryshme;
  • Përdorimi i sallës VIP;
  • Kalimi i shpejtë nëpër kontrollet e sigurisë, doganës dhe pasaportave;
  • Regjistrimi për fluturim në terminalin VIP;
  • Parkimi VIP i siguruar në mbërritje dhe/ose në nisje para terminalit VIP (në zonë jo sterile);
  • Sipas nevojës ose me kërkesën tuaj, transporti nga avioni deri tek terminali VIP dhe anasjelltas (vërejtje: aksesi në platformë për automjetet private nuk është i lejuar).

Çmimi është 100€ për çdo orë të filluar pa TVSH.

Salla për takime

Kapaciteti i sallës për takime është 20 vende. Çmimi i përdorimit të kësaj

salle është 60€ për çdo orë të filluar, pa TVSH.

Ekziston mundësia e bashkimit të sallës multimediale dhe sallës për  takime – kapaciteti rritet në 50 vende.

Pajisjet multimediale janë të vendosura ashtu që teknikisht mund të mbështetet gjithë hapësira si një tërësi mediale ose e ndarë në dy ose tre nënsisteme, sipas nevojave. 

Lista e çmimeve e shërbimeve aeroportuale të Aeroporteve të Malit të Zi

Informacionet e detajuara mbi çmimet për përdoruesit privatë dhe të biznesit në Aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit mund t՚i gjeni në kuadër të listës së çmimeve zyrtare.

Lista e çmimeve e marrjes me qira të hapësirave dhe truallit në Aeroportet e Podgoricës dhe të Tivatit

Informacionet e detajuara mbi çmimet e marrjes me qira të truallit në Aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit mund t՚i gjeni në kuadër të listës së çmimeve zyrtare.

Skip to content