Select Page

Valixhet e lejuara

Valixhet dore

  • Valixhja dore duhet të jetë me dimensione 56cm x 45cm x 25cm (sipas standardit të IATA), dhe peshe deri në 8kg. (Këto kufizime mund të ndryshojnë varësisht nga kompania ajrore, klasa e transportit, ruta, tarifa, etj.)
  • Valixhja dore duhet të regjistrohet në sportelin për regjistrimin e pasagjerëve dhe valixheve.
  • Valixhja dore, si dhe përmbajtja e saj duhet të jetë e paketuar në përputhje me të gjitha masat e parashikuara.

Kompania ajrore mund të kërkojë që valixhet dore të dorëzohen së bashku me valixhet e dorëzuara në bagazh të avionit. Kjo procedurë më së shpeshti përdoret për: karroca, bartëse ose karrige për fëmijë; karroca dhe mjete ndihmëse të invalidëve, si dhe për të gjithë valixhet tjera dore kur bëhet fjalë për avione të vogla ku mungon hapësirë në kabinën e pasagjerëve.

Është përgjegjësia e pasagjerit që valixhet e dorës dhe pronat e veta të tjera t՚i mbikëqyrin në çdo moment.

 

 

Transporti i manarëve dhe kafshëve

Manarët mund të pranohen në fluturim vetëm nëse plotësohen kushtet e veçanta: 

  • Macet, qentë e vegjël dhe disa kafshë të imëta mund të merren si valixhe dore, me kusht që së bashku me kafaz nuk e tejkalojnë peshën prej 8 kg. 
  • Kafshët e mëdha pranohen në fluturim si valixhe të dorëzuara me trajtim të veçantë gjatë ngarkimit. 

Për të dhëna të detajuara mbi kushtet dhe kufizimet e transportit të manarëve dhe kafshëve mund të kontaktoni kompaninë ajrore të zgjedhur.

Valixhet e dorëzuara

Sasia e lejuar e valixheve të dorëzuara, që mund të regjistrohet pa pagesë shtesë, varet nga kompania ajrore e cila mund të përcaktojë sasinë e lejuar për transport falas të valixheve të dorëzuara, duke përdorur:

  • standardin e peshës – ku përmes biletës së udhëtimit përcaktohet sasia valixheve në kilogramë, pa marrë para sysh numrin e copave (p.sh.: pasagjeri në klasë ekonomike të udhëtimit mund të dorëzojë 20kg, ndërsa pasagjeri i cili udhëton me klasë biznesi ka të drejtë të dorëzojë 30kg të valixheve).
  • standardin e copave – ku përmes biletës së udhëtimit përcaktohet numri i copave të valixheve, me disa kufizime shtesë (p.sh.: pasagjeri në klasë ekonomike të udhëtimit mund të dorëzojë një copë valixheje peshe deri në 23kg, ku dimensionet e përgjithshme (gjatësia+gjerësia+lartësia) nuk  kalojnë 158cm).
Gjatë blerjes së biletës informohuni për rregullat e sipërpërmendura dhe përgatitni valixhet tuaja në përputhje me kufuzimet e sigurisëpara ardhjes në aeroport. Për të gjitha detajet mund të kontaktoni agjencinë e udhëtimit ose kompaninë ajrore që keni zgjedhur.

Gjatë regjistrimit për fluturim detyrimisht duhet të deklarohet arma dhe municioni në valixhe të dorëzuara. Gjithashtu, gjatë regjistrimit për fluturim, për çdo valixhe udhëtimi do të fitoni ka një kupon të valixheve i cili shërben për identifikimin e valixheve gjatë marrjes së tyre, ashtu që jeni të detyruar që ta ruani deri në fund të udhëtimit tuaj.

Një valixhe udhëtimi mund të jetë me peshë maksimale prej 32kg. Nëse valixhja juaj e dorëzuar është jashtë kufizimeve të përcaktuara (pesha, numri i copave, dimensionet), kompania ajrore ka të drejtë me kërkua pagesë për tejkalimin e valixheve.

Udhëzime të dobishme:

  • vendosni një shenjë me emër, mbiemër dhe adresë në valixhe (këto shenja mund t՚i merrni në sportelin e regjistrimit për fluturim)
  • sendet me vlerë dhe ato të brishta, pajisjet elektronike, dokumentet e rëndësishme dhe ilaçet mbajini vetëm në valixhet e dorës
  • hiqni të gjitha shenjat dhe ngjitëset nga udhëtimet e mëparshme (ato mund të shkaktojnë gabime gjatë klasifikimit të valixheve)
  • siguroni valixhet me bravë ose dry, dhe sipas nevojës përdorni edhe shiritat për shtrëngim të valixheve
  • valixhet me vlerë mbështillni në celofan për t՚i mbrojtur nga goditjet dhe gërvishtja.

Valixhet e veçanta 

  • Në sportelin e regjistrimit të valixheve mund të regjistroni edhe valixhen që kërkon kujdesin e shtuar gjatë trajtimit dhe transportit.
  • Llojet e caktuara të valixheve, siç janë kafshët, karrocat dhe pajisjet ndihmëse të invalidëve, biçikletat, etj, mund të nënshtrohen kufizimeve të caktuara. Për më shumë detaje kontaktoni kompaninë ajrore të zgjedhur.
  • Ky lloj valixheve, për shkak të karakteristikave, nuk mund të sillet nëpër karusel, por kërkon trajtimin në mënyrë të posaçme.
  • Mos e lini valixhen pa mbikëqyrje, sepse në këtë mënyrë ai do të trajtohet si i dyshimtë dhe do t՚i nënshtrohet masave të posaçme të kontrollit të sigurisë.
  • Në rast të humbjes së valixheve të braktisura në këtë mënyrë, aeroporti i Podgoricë/Tivatit nuk mund të mbajë përgjegjësi.
  • Kafshët duhet të jenë në kafaz të përshtatshëm për t՚u pranuar në fluturim si valixhe e dorëzuar.
  • Jeni të detyruar që të shënoni këtë lloj të valixhes më së voni 40 minuta para kohës së planifikuar për nisje të avionit (sipas procedurës së përshkruar më lartë).
  • Është detyra juaj që gjatë regjistrimit për fluturim të deklaroni armët dhe municionin në valixhe të dorëzuara.

Valixhet që nuk kanë mbërrit

Në rast të mos mbërritjes, dëmtimit dhe/ose vjedhjes së valixheve, ose humbjes së sendeve personale, mund të drejtoheni në sportelin e shërbimit Të humbura/Të gjetura. Aeroporti i Podgoricës/Tivatit ofron edhe shërbimet e asistencës gjatë përpilimit të procesverbalit dhe njohjes së pasagjerëve me rregullat e kompanive ajrore në raste kur valixhet janë të dëmtuara ose të vjedhura. Orari i punës i këtij shërbimi është që nga ora 7.00 deri tek mbërritja e avionit të fundit të planifikuar në ardhje. Më shumë informacione mund të gjeni në seksionin Të humbura/Të gjetura.

Skip to content