Select Page

Kontrolli i pasaportave

Kontrolloni datën e skadimit të pasaportës 

Për shkak të rregullave të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera me të cilat është i lidhur Mali i Zi mbi vlefshmërinë e pasaportës, në kohë të fundit punonjësit e Aeroporteve të Malit të Zi ishin të detyruar që ta refuzojnë hyrjen në bord të një numri të pasagjerëve të Wizz Air dhe Ryanair-a, kompanive për të cilat kryejmë shërbimet e mbikëqyrjes dhe paraqitjes lokale. Prandaj, i paralajmërojmë pasagjerët që ta kontrollojnë datën e skadimit të dokumenteve të udhëtimit për t՚i evituar situatat e tilla.

Kompanitë me buxhet të ulët e kanë një politikë të rreptë që të eliminojnë çdo rrezik të pagesës së gjobave financiare për shkak të transportimit të pasagjerëve me dokumente udhëtimi të papërshtatshme.

Përfaqësuesit e kompanive të tjera veprojnë po në të njëjtën mënyrë.

Gjithashtu, bëjmë thirrje për përfaqësuesit e agjencive turistike që shesin paketa udhëtimi që t՚i paralajmërojnë klientët e vetë mbi rregullat e vendeve në lidhje me vlefshmërinë e pasaportave, për të evituar situatat e pakëndshme në aeroporte.

One Stop Security

One Stop Security është suaza rregulluese që e njeh se Mali i Zi është një nga pak vende që e ka nivelin e sigurisë në nivel të rregullave të Bashkimit Evropian. Një gjë e këtillë ua mundëson pasagjerëve nga aeroportet tona të tejkalojnë kontrollet shtesë të sigurisë gjatë transferimeve drejt fluturimeve brenda BE-s. Në këtë lidhëz mund të lexoni më shumë.

Kontrolloni regjimin e vizave për vendin ku udhëtoni

Ndryshimet në regjimin e vizave nuk janë aq të shpeshta, por gjithsesi ndodhin. Para se t՚i paketoni valixhet, kontrolloni a ju nevojitet viza për vendin ku udhëtoni.

Në vazhdim janë rregullat e vendeve drejt të cilave kryhen fluturimet nga Mali i Zi.

 

 

Bashkimi Evropian

Për udhëtim pa viza në vende anëtare të BE-s, pasaporta e shtetasve të Malit të Zi duhet të jetë e vlefshme edhe më së paku 3 muaj pas përfundimit të planifikuar të qëndrimit në territorin e vendeve anëtare. Rregull i njëjtë vlen edhe për udhëtime në Norvegji, Islandë dhe Zvicër, që edhe nëse nuk janë vende anëtare të BE-s, këto vende janë pjesë e zonës Shengen, ashtu që këtu zbatohen rregullat e harmonizuara të Shengenit.

Kroacia, Qiproja, Bullgaria dhe Romania nuk janë anëtare të zonës Shengen, por rregullat e sipërpërmendura të BE-s zbatohen edhe në këto vende.

Britania e madhe dhe Irlanda janë përjashtime, pasi nuk i takojnë zonës Shengen, por i zbatojnë rregullat e zonës së vetë – CTA (Common Travel Area), ashtu që shtetasve të Malit të Zi për udhëtim në këto vende gjithsesi u nevojitet viza ose leja e caktuar e qëndrimit.

Vendet tjera

Turqia

Regjimi pa viza për shtetasit e Malit të Zi është 90 ditë brenda 180 ditëve.

Dokumenti i udhëtimit duhet të jetë i vlefshëm së paku edhe 150 ditë nga dita e hyrjes në Republikën e Turqisë.

 

Emiratet e Bashkuara Arabe

Shtetasit e Malit të Zi mund të hyjnë, të kalojnë nëpër territorin ose të qëndrojnë në Emiratet e bashkuara Arabe pa vizë deri në 90 ditë me dokument të vlefshëm udhëtimi.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme edhe së paku tre muaj nga dita e hyrjes në EBA.

Federata Ruse

Shtetasit e Malit të Zi mund të qëndrojnë në federatën Ruse pa viza deri në 30 ditë, në bazë të dokumentit të vlefshëm udhëtimi.

Nuk ka kërkesa të veçanta për vlefshmërinë e pasaportës.

Ukraina

Shtetasit e Malit të Zi mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Ukrainë pa viza deri në 90 ditë me dokument të vlefshëm udhëtimi.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme gjatë daljes nga Ukraina.

Bjellorusia

Shtetasit e Malit të Zi të cilët e kanë një kupon turistik ose ftesë të hartuar në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe rregullat e Bjellorusisë mund të hyjnë, të dalin dhe të qëndrojnë në territorin e Bjellorusisë me dokument të vlefshëm udhëtimi pa vizë deri në 30 ditë.

Nuk ka kërkesa të veçanta për vlefshmërinë e pasaportës.

Azerbajxhani

Shtetasit e Malit të Zi duhet të kanë një vizë për hyrje në këtë vend.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme edhe së paku tre muaj pas daljes nga Azerbajxhani.

Moldavia

Shtetasve të Malit të Zi nuk u nevojitet viza për të hyrë në Moldavi për qëndrim deri në 90 ditë.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme edhe së paku tre muaj pas ardhjes në Moldavi.

Izraeli

Shtetasve të Malit të Zi nuk u nevojitet viza.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme gjatë daljes nga Izraeli.

Skip to content