Select Page

Shërbime aeroportuale

Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të avionëve

  • Harmonizimi i orarit të fluturimit me operatorin ajror;
  • udhëheqja e avionit në tokë gjatë ardhjes dhe pas uljes nëpër hapësira të manovrimit (ky shërbim kryhet nga Kontrolli terminal i fluturimeve në Aeroportin e Podgoricës); 
  • udhëzimi i avionit deri tek pozita për parkim, asistenca gjatë parkimit dhe ndezjes së motorit (me sinjale dore) dhe vendosja dhe heqja e bllokadave nën rrota të avionit;
  • shënimi i avionëve me konuse dhe/ose shirita sigurues gjatë furnizimit;
  • komunikimi me ekuipazhin e avionit;
  • dorëzimi i dokumentacionit për fluturim;
  • përpilimi i listës së ngarkesës dhe qendërzimit të avionit nëpër HP DCS;
  • ngarkimi dhe shkarkimi i avionit, duke përfshirë edhe sigurimin dhe përdorimin e pajisjeve për ngarkim dhe shkarkim të valixheve të shpërndara dhe kontejnerëve;
  • sigurimi dhe operimi me shkallët për hyrje dhe dalje të pasagjerëve;
  • transporti i pasagjerëve dhe ekuipazhit (në raste të motit të ligët) midis avionit dhe terminalit;
  • sigurimi dhe operimi i pajisjeve për ndezje të motorit të avionit;
  • ngarkimi i ushqimit dhe pijeve nga bagazhi në kabinën e avionit;
  • derdhja dhe larja e tualeteve dhe rimbushja e ujit teknik;
  • pastrimi i kabinës së pilotëve dhe të pasagjerëve;
  • dërgimi i mesazheve  teknike mbi ngritjen, uljen dhe ngarkimin e avionit.

Pranimi dhe dërgimi i pasagjerëve

Shërbimet e pranimit dhe dërgimit të pasagjerëve që ofrohen nga Aeroporti i Podgoricës përfshijnë:

  • kontrollin e dokumenteve të udhëtimit;
  • regjistrimin e pasagjerëve dhe valixheve të tyre dore nëpër HP DCS;
  • sigurimi i pajisjeve dhe transporti i valixheve deri tek pika e klasifikimit;
  • informimi i pasagjerëve mbi orarin e fluturimeve të transportuesit ajror, kohës për t՚iu kontrollit të sigurisë, së pasaportave dhe të doganës, si dhe për kohën e hyrjes në avion;
  • asistencën për pasagjerët në transferim;
  • asistencën për pasagjerët me nevoja të posaçme, fëmijët e pashoqëruar, pasagjerët në barele dhe pasagjerët VIP;
  • dërgimi i mesazheve operative për pasagjerët në fluturim dhe për kërkesat e veçanta.

Pranimi dhe dërgimi i valixheve 

Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të valixheve që ofrohet nga Aeroporti i Tivatit përfshin:

  • pranimi i valixheve në pikën e klasifikimit;
  • klasifikimi i valixheve;
  • përcaktimi i peshës së valixheve në karrocë;
  • sigurimi dhe operimi i pajisjeve për transport të valixheve;
  • transporti i valixheve nga pika e klasifikimit deri tek avioni dhe nga avioni deri tek hapësira për marrje të valixheve;
  • kërkimi i valixheve të humbura përmes sistemit World Tracer;
  • përpilimi i procesverbalit mbi valixhet që nuk kanë mbërrit apo që janë të dëmtuara;
  • njoftimi i pasagjerëve për mbërritjen e valixheve të gjetura, si dhe ngarkimi i valixheve;
  • dërgimi i mesazheve operative me të dhëna mbi valixhet.

Pranimi dhe dërgimi i ngarkesave dhe postës

Shërbimi i pranimit dhe dërgimit të ngarkesave dhe postës që ofrohet nga Aeroporti i Tivatit përfshin:

  • sigurimin dhe operimin e pajisjeve për transport të ngarkesave dhe postës;
  • transporti i  ngarkesave dhe postës nga avioni deri tek magazina e mallrave dhe e doganës dhe anasjelltas;
  • manipulimin me ngarkesa dhe postë për eksport, import dhe transferim në magazinë të mallrave dhe të doganës;
  • pranimi i ngarkesave dhe postës për transport;
  • hartimin e listës së kontrollit (check-list) për pranimin e materive të rrezikshme në fluturim;
  • hartimin e manifestit të kargos;
  • njoftimi i pranuesve për mbërritjen e mallit;

dërgimi i mesazheve operative me të dhëna mbi ngarkesat dhe postën.

Kontrolli i sigurisë

Shërbimi i kontrollit të sigurisë që e kryen Aeroporti i Tivatit përfshin:

  • kontrollin e pasagjerëve dhe valixheve dore;
  • kontrollin e valixheve të ndara dhe të pashoqëruara;
  • kontrollin e mallrave dhe postës;
  • lidhjen e pasagjerëve me dokumentin e udhëtimit dhe kuponin për hyrje në avion;
  • lidhjen e pasagjerëve dhe valixheve të dorëzuara.

Furnizimi i avionit me karburant 

Shërbimi i furnizimit të avionit me karburant që në Aeroportin Tivat/Podgorica e ofron, në bazë të koncesionit, furnizuesi i autorizuar – kompania Jugopetrol AD Kotor, përfshin:

  • komunikimin me ekuipazhin e avionit;
  • sigurimin e pajisjeve për magazinim të karburantit, duke përfshirë edhe kontrollin e cilësisë;
  • sigurimin dhe operimin me pajisje për sjellje dhe mbushje të avionit me karburant;
  • përgatitjen dhe zbatimin e procedurës së mbushjes së avionit me karburant, duke përfshirë kontrollin e sasisë së karburantit të furnizuar.

Llojet e karburantit: AVGAS 100LL dhe JET A1.

Furnizimi i avionit me ushqime dhe pije

Shërbimi i furnizimit të avionit me ushqim dhe pije, që në Aeroportin Tivat, ne bazë të koncesionit, ofrohet nga furnizuesi i autorizuar, përfshin:

  • komunikimin me porositësin dhe ekuipazhin e avionit;
  • magazinimin e ushqimeve dhe pijeve duke siguruar regjimin e nevojshëm të temperaturës;
  • sigurimi dhe operimi i pajisjeve për përgatitje dhe dorëzim të ushqimit;
  • përgatitja e ushqimit sipas porosisë;
  • furnizimi me sende ushqimore;
  • transporti i ushqimit dhe pijeve deri tek avioni;
  • ngarkimi dhe shkarkimi i ushqimeve dhe pijeve në/nga avioni;
  • marrja, larja dhe dorëzimi i enëve të pastra në avion;

Vërejtje: Ofrimi i shërbimeve të sipërpërmendura të furnizimit të avionit me ushqime dhe pije nga cilido furnizues ose person i paautorizuar (duke përfshirë edhe ekuipazhin dhe pasagjerët) nuk është i lejuar dhe do të ndëshkohet rreptësisht. 

Për më shumë informacione që u referohen shërbimeve të për

Lista e çmimeve e shërbimeve aeroportuale të Aeroporteve të Malit të Zi

Informacionet e detajuara mbi çmimet për përdoruesit privatë dhe të biznesit në Aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit mund t՚i gjeni në kuadër të listës së çmimeve zyrtare.

Lista e çmimeve e marrjes me qira të hapësirave dhe truallit në Aeroportet e Podgoricës dhe të Tivatit

Informacionet e detajuara mbi çmimet e marrjes me qira të truallit në Aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit mund t՚i gjeni në kuadër të listës së çmimeve zyrtare.

Skip to content