Select Page

Të drejtat e pasagjerëve

Rregullorja nr. 261/2004 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 11 shkurt 2004 ka përcaktuar rregullat e përbashkëta të dëmshpërblimit dhe asistencës ndaj pasagjerëve në raste të refuzimit të hyrjes në avion dhe anulimit ose shtyrjes më të gjatë të fluturimeve. Gjithë dokumentin mund ta shkarkoni këtu.

Sipas rregullave të Parlamentit Evropian, kompania ajrore e zgjedhur është e detyruar që, varësisht nga rrethanat, t՚ua ofrojë asistencën e duhur, pa marrë para sysh nëse fluturimi juaj është anuluar, shtyrë ose për çfarëdo arsye u është refuzuar hyrja në avion. Ju e gëzoni të drejtën e refundimit të biletës nëse fluturimi Juaj është anuluar ose shtyrë, por vetëm nëse vendosni që mos të përdorni atë fluturim. Për më shumë informacione mbi të drejtat e pasagjerëve, lexoni këtu.

Refuzimi i hyrjes në avion

Nëse u është refuzuar hyrja në avion e gëzoni të drejtën e kompensimit në shumë prej 250€ deri në 600€, varësisht nga kilometrazhi dhe vonesa në ri-drejtim.

Vonesat e gjata

Ju keni të drejtë për refundim të të hollave nëse fluturimi Juaj vonon më shumë se pesë orë, por vetëm në rast se vendosni që mos të niseni në udhëtimin përkatës.

Fluturimi i anuluar 

Ju keni të drejtë për kompensim vetëm nëse nuk jeni të njoftuar për anulimin e fluturimit brenda 14 ditëve para nisjes; nëse keni fituar një alternativë që ishte afër me ditën e udhëtimit tuaj origjinal; kur kompania ajrore mund të provojë se anulimi i fluturimit ishte jashtë kontrollit të saj. 

Për informacionet shtesë për dëmshpërblime në këto situata mund të drejtoheni kompanisë ajrore të zgjedhur, dhe në rastin e pamundësisë së realizimit të të drejtave tuaja, drejtohuni Agjencisë së aviacionit civil përmes postës elektronike, në adresë: [email protected].

Skip to content