Select Page

Politika e cookies (biskotave)

Faqet tona të Internetit, nga të cilat më kryesorja është https://montenegroairports.com/, përdorin cookies. Cookies janë skedarë të vegjël tekstualë që i vendos faqja jonë e Internetit në hard diskun e kompjuterit të përdoruesit ose në ndonjë tjetër pajisje të tij. Ato i përpunon dhe i ruan shfletuesin e Internetit (web browser) të përdoruesit. Cookies në vetvete janë të parrezikshëm dhe ju shërbejnë funksioneve kryesore të faqeve të Internetit. Përgjithësisht, cookies mund të këqyrej dhe fshihen lehtë. Por, disa cookie mund të ruajnë një shumicë të dhënash, të mjaftueshme për të identifikuar përdoruesin, pa miratimin e tij. Duke u nisur nga sasia e të dhënave që mund të përmbajnë cookies, ata mund të konsiderohen të dhëna personale dhe prandaj i nënshtrohen GDPR-ut. Përdorimin e cookies mund ta pamundësoni me anë të shfletuesit të Internetit, por duhet patur parasysh se faqja jonë e Internetit mund të mos funksionojë siç duhet.

 

I Llojet e cookies

 

Në përgjithësi, ekzistojnë tre mënyra të ndryshme për klasifikimin e cookies: për cilin qëllim përdoren, sa është kohëzgjatja dhe cila është origjina e tyre.

  • KOHËZGJATJA
  • Cookies të sesionit – Këto cookies janë të përkohshëm dhe skadojnë kur përdoruesi mbyll shfletuesin e Internetit (ose kur përfundon sesioni).
  • Cookies të përhershme — Kjo kategori përfshin të gjitha cookies që mbeten në hard diskun e përdoruesit deri sa të mos ti fshijë ose deri sa këtë gjë ta bëjë shfletuesi i Internetit, e kjo në varësi të datës së skadimit të cookie. Të gjithë cookies e përhershme kanë datë skadimi të regjistruar në kodin e tyre, dhe kohëzgjatja e tyre mund të jetë e ndryshme. Në bazë të Direktivës së privatësisë (intimitetit), ato nuk mund të zgjasin më shumë se 12 muaj, por në praktikë ato mund të mbeten në pajisjen e përdoruesit shumë më gjatë. Për secilën cookie që përdor falja jonë e Internetit është shkruar kohëzgjatja e cookies dhe mënyra e ruajtjes së tyre.

 

  • ORIGJINA
  • Cookies të faqes së parë — Siç e thotë edhe emri, cookies të faqes që parë vendosen në pajisjen e përdoruesit direkt nga ana e faqes tonë.
  • Cookies të faqes së tretë — Këta janë cookies që i vendos në pajisjen tuaj një palë e tretë, siç është sistemi analitik, pra ato nuk i vendos faqja jonë e Internetit.

 

  • QËLLIMI
  • Cookies që janë patjetër të nevojshëm — Këto cookies janë shumë të rëndësishëm për përdoruesin që të shfletojë faqen tonë të Internetit dhe të përdorë funksionet e saj, siç është qasja në pjesët e sigurta të faqes së Internetit. Cookies që i mundësojnë dyqaneve në Internet që të mbajnë në shportë artikuj të përdoruesit gjatë blerjes online, janë shembulli i cookies që janë shumë të domosdoshëm. Këto cookies janë përgjithësisht cookies të faqes së parë. Edhe pse nuk duhet miratim për këto cookies, përdoruesit duhet ti shpjegohet së çfarë bëjnë ato dhe përse janë të nevojshme.
  • Cookies funksionale – Këto cookies i mundësojnë faqes tonë të Internetit që të mbajë mend zgjedhjet që ka bërë përdoruesi në të shkuarën, për shembull, cilën gjuhë ka preferuar, për cilin rajon kërkon raporte për motin ose cili është emri dhe fjalëkalimi i përdoruesit, për autorizim më të kollajshëm e më të shpejtë për të marrë informacione dhe të kapërcejë hapat e përsëritur.
  • Vendosjet – Magazinimi teknik ose qasja, janë të domosdoshme për qëllimin legjitim të ruajtjes që kërkon i abonuari ose përdoruesi.
  • Cookies e statistikës — Ato janë të njohura si „cookies të performancës“, këta cookies grumbullojnë informacione për atë se si përdoruesi përdor lokacionin e Internetit, për shembull se cilat faqe ka vizituar dhe në cilin link ka klikuar. Asnjë nga këto informacione nuk mund të përdoret për të identifikuar përdoruesin. Gjithçka është e bashkuar dhe, për këtë arsye është anonime. Qëllimi i tyre i vetëm është që të përmirësojnë funksionet e faqeve të internetit. Kjo përfshin cookies të shërbimeve analitike të palëve të treta, dhe kjo përderisa këto cookies janë vetëm për përdorimin e pronarit të faqes së internetit që vizitohet.
  • Cookie e marketingut — Këto cookies ndjekin aktivitetin online të përdoruesit në mënyrë që të ndihmojnë reklamuesit që të dërgojnë reklama të duhura ose të kufizojnë se sa herë përdoruesi do të shohë një reklamë. Këto cookies mund t’i japin informacione organizatave ose reklamuesve të tjerë. Këto janë cookies të përhershme dhe thuajse gjithmonë origjinë e tyre janë palët e treta.

 

Këto janë mënyrat kryesore të klasifikimit të cookies, edhe pse ekzistojnë cookies që nuk do të përfshihen plotësisht në këto kategori ose që mund të cilësohen se bëjnë pjesë në më shumë kategori. Kur njerëzit ankohen për rrezikun e privatësisë që përfaqësojnë cookies, ata flasin kryesisht për cookies e përhershëm të marketingut të palëve të treta. Këto cookies mund të përmbajnë sasi të madhe të informacioneve për aktivitetet tuaja online, preferencave dhe lokalizimit. Zinxhiri i përgjegjësive (kush mund të ketë qasje në të dhënat e cookies) për një cookie të palës së tretë, mund të jetë gjithashtu i komplikuar, vetëm duke rriture potencialin e tyre për abuzim. Ka mundësi që për këtë arsye, përdorimi i cookies të palëve të treta është në rënie, është pakësuar, që nga miratimi i GDPR-së.

 

II Cookies dhe GDPR

 

  • Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR) është rregullorja më gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e të dhënave që është miratuar nga ana e ndonjë Organi Administrativ. Ndërkohë, që nga faqja 88, vetëm në një klauzolë përmenden direkt cookies, e kjo në klauzolën 30.
  • Personat fizikë mund të lidhen me identifikuesit online që sigurojnë, aplikacionet, pajisjet dhe protokollet, siç janë adresat e protokollit të Internetit, identifikuesit e cookies ose identifikues të tjerë, siç janë shenjat identifikuese të radio frekuencës. Kjo gjë mund të lejë gjurmë që, veçanërisht kur kombinohen me identifikuesit unikë dhe informacione të tjera që i marrin serverët, mund të përdoren për krijimin e profileve të personave fizikë dhe identifikimin e tyre.
  • Kjo që duan të shprehin këto pak rreshta është që, në rast se cookies përdoren për identifikimin e përdoruesit, këto cookies cilësohen si të dhëna personale dhe prandaj i nënshtrohen GDPR-së. Kompanitë kanë të drejtë që të përpunojnë të dhënat e përdoruesve të tyre që në momentin që marrin miratimin ose në rast se kanë interes të ligjshëm.

 

 

III Direktiva për cookies dhe e-privatësia

 

Direktiva për e-Privatësinë (EPD) është miratuar në vitin 2002. dhe është ndryshuar vitin 2009., është bërë e njohur si “Ligji për cookies” sepse efekti më i madh i saj pas miratimit ishte shumimi i dritareve që hapen për të miratuar cookies. Ajo plotëson (dhe në disa rase edhe fshin) GDPR, duke u shtrirë në aspekte kryesore të besueshmërisë së komunikimeve elektronike dhe të ndjekjes që përdoruesve të Internetit.

 

 

IV Harmonizimi me cookies

 

Cookies që janë vendosur në faqen tonë të Internetit janë në përputhje me rregullat që rregullojnë cookies sipas GDPR-së dhe Direktivën për e-Privatësinë, domethënë kënaqin kushtet që vijojnë këtu më poshtë:

 

  • Me rastin e qasjes për herë të parë në faqen tonë të Internetit, përdoruesi ka për detyrë që të japë miratim para se ne të përdorim ndonjë lloj cookie, përveç atyre që janë të domosdoshme. Me klikimin tek “ na “Ruaj preferencat”, përdoruesi është dakord me përdorimin e kategorisë së cookies dhe shtojcën që zgjodhi në mesazhin në dritaren e hapur, siç është përshkruar në këtë Politikë të cookies.
  • Janë siguruar informacione të sakta e specifike për të dhënat që ndjek secila cookie dhe llojin e tyre, para se të merret miratimi, e kjo me një gjuhë të thjeshtë.
  • Miratohet qasja e përdoruesve tek shërbimet tona, madje edhe kur ata refuzojnë të lejojnë përdorimin e cookies të veçanta.
  • Përdoruesve u është lehtësuar që të tërheqin miratimin, po në atë mënyrë që atyre ju mundësua që të japin miratimin për cookies. Duhet të kemi parasysh se faqja jonë e Internetit ka mundësi që të mos funksionojë mirë në rast se pamundësohen cookies. Në rast se përdoruesi fshin cookies në shfletuesin e tij, ato do të vendosen përsëri mbas miratimit të tij kur të vizitojë përsëri faqet tona të Internetit.

 

V Rregullorja për e – Privatësinë

 

  • Zëvendësimi i mundshëm i EPD-së, Rregullorja për e-Privatësinë (EPR), do të lidhet me EPD-në dhe do të zgjerojë përkufizimet e saj. (Në EB, direktiva duhet të përfshihet në legjislacionin e vendit nga ana e shteteve të EB-së, ndërsa rregullorja bëhet e detyrueshme në aspektin ligjor në të gjithë EB-në në ditën që hyn në fuqi.)

 

  • Rregullat që rregullojnë cookies akoma janë në hartim e sipër, dhe vetë cookies përparojnë pa ndërprerje, gjë që do të thotë që ruajtja e politikës aktuale të cookies do të jetë punë e pandërprerë. Ndërkohë, informimi i drejtë i përdoruesve për cookies që përdor faqja juaj e Internetit edhe marrja, kur kjo është e nevojshme, e miratimit të nga ana e tyre, do ti bëjë përdoruesit tuaj më të kënaqur, gjë kjo që është në përputhje me GDPR-në.

IV Cookies të vendosura

 

 

Cookie (Biskota)Koha e ruajtjes (kohëzgjatja)Funksioni
Marketing/ndjekje
GPSDeri sa zgjat sesioniRuajtja e të dhënave për lokacionin
VSCDeri sa zgjat sesioniVSC përdor cookies për të identifikuar dhe ndjekur vizitorët, nevojën e tyre për përdorimin e VSC-ve të faqes së Internetit dhe përcaktimet e tyre për qasjen tek ueb lokacioni.
PREF8 muajRuajtja e preferencave të përdoruesit
Google maps APIskadon menjëherëLeximi i adresës IP të përdoruesit për dërgimin e fontit. Nëse përdoruesi kërkon për harta, ai duhet ta lejojë këtë cookie për leximin e vendndodhjes.
Funksionalë
wp-wpml current languagge1 ditëRuajtja e përcaktimit të gjuhës
VISITOR INFO1 LIVE6 muajVlerësimi i lejueshmërisë së përdoruesit, domethënë me cilin kapacitet mund të hapet përmbajtja e video në bazë të shpejtësisë së Internetit të përdoruesit.
cmpiz consenttype1 vitRuajtje e përgjigjes së përdoruesit për përdorimin e cookies
cmplz_banner-status1 vitMbajtja e vazhdueshme e cookies
cmplz_preferences1 vitRuajtje e përgjigjes së përdoruesit për përdorimin e cookies
cmplz_functional1 vitRuajtje e përgjigjes së përdoruesit për përdorimin e cookies
cmplz_consented_services1 vitRuajtje e përgjigjes së përdoruesit për përdorimin e cookies
cmplz_policy_id1 vitRuajtje e përgjigjes së përdoruesit për përdorimin e cookies
cmplz_statistics1 vitRuajtje e përgjigjes së përdoruesit për përdorimin e cookies
cmplz_marketing1 vitRuajtje e përgjigjes së përdoruesit për përdorimin e cookies

 

Skip to content