Select Page

13 korrik 1977 - Aeroporti i rikonstruktuar dhe i modernizuar në Titograd – Gollubovc

Më datë 13 korrik 1977, në Ditën e kryengritjes së RS të Malit të Zi, solemnisht u hap aeroporti i rikonstruktuar dhe i modernizuar në Titograd-Gollubovc, në atë kohë një nga aeroportet më bashkëkohorë në të gjithë vendin. Në evenimentin solemn kanë folur Marko Orllandiq, kryetari i Këshillit ekzekutiv të Malit të Zi, dhe Mirko Popoviq, i cili ndërtimtarëve ua ka dorëzuar orët floriri – dhuratë nga Kuvendi i Titogradit.

Kjo portë ajrore bashkëkohore, e vendosur në Gollubovc, në afërsi të Titogradit, me pistë për ngritje dhe ulje prej 2500m dhe gjerësie 45m, ka pas mundësi të pranojë gati të gjithë llojet e avionëve pasagjerësh të asaj kohe. Në të dy anë pista i ka pas të rregulluar shiritat e sigurisë që janë garanci e sigurisë në rast se avioni, eventualisht, del nga pista. Pranë saj ka ekzistuar edhe pista paralele lëvizëse gjatësie 2500m dhe gjerësie 15m.

Komuniteti e ka fituar aeroportin, si një dhuratë dhe urim më të bukur për 13 korrikun, Ditën e kryengritjes së popullit të Malit të Zi. Aeroporti në Titograd është hapur për komunikacion të rregullt më datë 16 korrik të atij viti dhe ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për RS të Malit të Zi, por edhe për komunikacionin ajror të vendit tonë në tërësi. Për ndryshe, në vitin 1977, në raport me territorin dhe numrin e banorëve, Mali i Zi e ka pas rrjetin relativisht të dendur aeroportesh, i cili rrjet përbëhej nga aeroportet në Titograd, Tivat, Ivangrad dhe Zhablak

Skip to content