Select Page

2002. - Fillon modernizimi i përshpejtuar

Më datë 23 prill të vitit 2003 Aeroporti i Tivatit nga struktura e JAT-it ka kaluar në pronë të IP Aeroportet e Malit të Zi dhe nga kjo datë ia fillon modernizimi i tij i përshpejtuar, ku në fazën e parë është kryer rindërtimi i terminalit të pasagjerëve me hapësirë totale prej 4.057m2 , dhe vijon vendosja e pajisjeve për përdorim të aeroportit në kushte të natës.

Aeroporti i Tivatit është karakteristik pasi 80% të komunikacionit kryhet gjatë sezonit turistik veror kur theksohet trafiku i madh (p.sh. më datë 12 korrik 2006 janë shërbyer 9.138 pasagjerë).

Platforma për pranim në aeroport i ka 7 pozicione për parkim dhe mund të pranojë 6 avionë të grupit “C” dhe një avion të grupit „D“, ose 4 avionë të grupit „C“ dhe 2 avionë të grupit „D“. Avionët karakteristik të grupit „D“ që ulën në Aeroportin e Tivatit i takojnë tipave DC 10, IL86 dhe Boing 767. Aeroporti i Tivatit sot shërben avionët më bashkëkohorë nga familjet Boeing dhe Airbus, dhe besimin për punë cilësore dhe profesionale e ka fituar nga mbi 30 kompani ajrore, midis të cilave janë edhe emrat me famë botërore siç janë SAS, LTU, AirBerlin, etj, të cilat Aeroportin e Tivatit e lidhin me 15 destinacione në Evropë: Londër, Moskë, Paris, Frankfurt, Stokholm, Prag, etj.

Skip to content