Select Page

1968.–1971. - Kulla e re e kontrollit, pista asfalti dhe terminali i pasagjerëve

Që nga viti 1968 deri në vitin 1971 në këtë lokacion është ndërtuar aeroporti bashkëkohor me pistë të re asfalti për ulje dhe ngritje me dimensione 2500m x 45m, platformën e re për pranim me dimensione 450m x 70m dhe dy lidhëza gjerësie ka 20m, terminalin e pasagjerëve, kullën e re të kontrollit dhe hapësirat për shërbime të ndryshme aeroportuale.

Aeroporti i rikonstruktuar dhe i modernizuar i Tivatit zyrtarisht u hap më datë 25 shtator 1971. Këtij rasti është mbajtur një eveniment i madh solemn ku, përveç qytetarëve të Tivatit, Bokës së Kotorit dhe qyteteve të tjera, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e organizatave shoqëroro-politike të Malit të Zi, kompanive ajrore vendore dhe ndërkombëtare, Drejtorisë federale për aviacionin civil, gazetarët dhe mysafirët e tjerë. I dekoruar me flamuj të ndryshëm, aeroporti është dukur impozant. Vajzat e shumta në veshje tradicionale të Bokës së Kotorit dhe grupi i njerëzve të veshur në uniformat e marinës së vjetër të Bokës e kanë pritur njëherë avionin e Aerotransportit Jugosllav DC-9, të cilin e priti bashkëshortja e kryetarit të komunës së Tivatit. Në këtë eveniment të madh kanë folur: Bllazho Jovanoviq, kryetari i Gjykatës kushtetuese të Jugosllavisë, i cili pati nder që ta prej shiritin dhe ta hapin aeroportin; Mato Krstoviq, kryetari i Komunës së Tivatit; Vidomir Kruniq, drejtor i JAT; Millorad Shlivar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë federale të aviacionit civil; dhe Vllada Matijeviq, drejtori i Aeroportit të Tivatit.

Skip to content