Select Page

Informacionet për udhëtim

Koha e ardhjes në aeroport

Që t՚i respektoni të gjitha formalitetet e lidhura me regjistrimin për fluturim dhe që t՚i kaloni të gjitha kontrolletpara se të vini deri tek dalja përkatëse për fluturim, nevojitet që të vini me kohë. Aeroporti nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse për shkak të ardhjes së vonuar nuk arrini të hyni në avion me kohë.

Sportelet për regjistrimin e pasagjerëve në Aeroport hapen 120 minuta para, dhe mbyllën 30 minuta para kohës së planifikuar për ngritje të avionit. .

Koha e mbylljes së sportelit mund të jetë edhe më restriktive, varësisht nga kompania ajrore, klasa, numri i madh i pasagjerëve në fluturim, etj.

Nevojitet që të jeni në Aeroport më së voni 2 orë para kohës së planifikuar për ngritje të avionit.

Procesi i regjistrimit për fluturim

Dokumentet e nevojshme

Bileta e avionit

Para blerjes së biletës, kontrolloni regjimin e vizave për vendin në të cilin udhëtoni.

Pasaporta dhe karta e identitetit

Kontrolloni datën e skadimit të pasaportës, kartës së identitetit dhe vlefshmërinë e vizës.

Dokumentet shtesë


Vlen për fëmijët që udhëtojnë të pashoqëruar ose të shoqëruar vetëm me një prind.

Gjatë planifikimit të udhëtimit pyetni nëse ju nevojitetën vizat ë aeroportet e vendeve ku ndërroni avionin dhe/ose në aeroportin e destinacionit.  

Më shumë informacione në lidhje me dokumentet e nevojshme dhe regjimin e vizave mund të kërkoni nga:

Pasagjerët në transit

Pasagjerëve të cilët udhëtimin e vetë e vazhdojnë me fluturim tjetër, pas uljes në Aeroport, u ofrojmë edhe mundësinë e kalimit deri tek dalja për fluturimin e radhës (nëse e kanë kuponin për hyrje në avion të fluturimit të radhës) ose mundësinë e regjistrimit për vazhdim të udhëtimit (nëse nuk janë të regjistruar në stacionin paraprak) pa u larguar nga zona doganore e aeroportit dhe pa hy në territorin e Malit të Zi.

Për shfrytëzimin e këtyre mundësive nevojitet që të lajmëroheni në sportel për pasagjerët në transferim që ndodhet menjëherë në anë të djathtë, pas hyrjes në sallën e mbërritjeve dhe para se të vini në sportelin për kontrollin e pasaportave. 

Në këtë sportel për pasagjerët në transferim nevojitet që personelit të aeroportit tu tregoni për valixhet e dorëzuar (nëse e keni dorëzuar), të cilat i keni regjistruar në ndonjë aeroport paraprak, duke ua dhënë kuponin e valixhes, këta me qëllim që valixhet tuaja të ngarkohen në fluturim të radhës.

Fëmijët e pashoqëruar

Prindërit/kujdestarët të cilët dërgojnë fëmijën e moshës prej 5 deri në 12 vjeç të pashoqëruar janë të detyruar që:

  • të sigurojnë të gjitha dokumentet e nevojshme të udhëtimit për fëmijë — pasaportën, vizën (nëse duhet), biletën e avionit, pëlqimin e noterizuar për udhëtim të fëmijës së vetë,
  • të plotësojnë dhe të nënshkruajnë një formular të veçantë në lidhje me kushtet e transportit të fëmijës,
  • detyrimisht të sigurojnë të dhënat mbi personin (emri, mbiemri, adresa, telefoni) që e pret fëmijën, si dhe të sigurojnë që ky person të jetë në aeroportin e destinacionit në kohë të parashikuar për mbërritje të avionit,
  • të rrinë në aeroport deri sa të ngrihet avioni, për çdo rast të vonesës ose anulimit të fluturimit, dhe
  • të kujdesohen që në valixhet e fëmijës mos të ndodhen produktet që i nënshtrohen doganës, por as sende të papërshtatshme për përdorim nga fëmijët.

Në nisje, personeli ynë do ta marrë përsipër fëmijën nga prindërit/kujdestarët, do të ndihmojnë gjatë regjistrimit për fluturim dhe rreth valixheve dore, do ta shoqërojnë fëmijën nëpër të gjitha kontrollet dhe do të janë më fëmijën deri sa të vijë koha për të hy në avion,  do ta shoqërojnë deri tek hyrja në kabinën e avionit dhe do ta dorëzojnë fëmijën për përkujdesje të mëtejshme personelit të avionit të kompanisë ajrore të zgjedhur.

Pas mbërritjes, personeli ynë do ta marrë përsipër fëmijën nga ekuipazhi i avionit, do ta shoqërojnë fëmijën nëpër kontrollet, do ta ndihmojnë me marrjen e valixheve, do të kujdesohen për atë deri sa të vijë personi që e pret, do ta identifikojnë pritësin në bazë të dokumenteve të bashkëlidhura dhe do t՚ia dorëzojnë fëmijën.

Lidhëzat e dobishme:

Kontrolli i pasaportave

Kontrolloni afatin e skadimit të pasaportës dhe regjimin e vizave për vendin në të cilin udhëtoni.

Valixhet

Informacionet kryesore mbi procedurat e valixheve.

Kontrollimet

Lexoni të cilat sende nuk lejohen të futen në avion.

Salla e Biznesit

Shërbimet e Sallës së Biznesit në Aeroportin e Podgoricës.
Skip to content