Select Page

Kushtet për të hyrë në Mal të Zi

Kushtet e domosdoshme për hyrje

Kushtet e domosdoshme që një shtetas i huaj duhet t՚i plotësojë gjatë hyrjes në Mal të Zi janë të rregulluara me ligjin mbi kontrollin kufitar.

Kontrolli i detajuar kufitar 

Kontrolli i detajuar kufitar gjatë hyrjes në Mal të Zi përfshin kontrollin e:

  1. Kushteve për hyrje të shtetasve të huaj të parashikuara me ligj të veçantë
  2. Dokumenteve të udhëtimit për të përcaktuar shenjat e falsifikimit 
  3. Vulave hyrëse dhe dalëse në dokumente të udhëtimit me qëllim të kontrollit të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim 
  4. Vendnisjes dhe vendqëndrimit të planifikuar dhe, sipas nevojës, dokumenteve përkatëse të bashkëlidhura
  5. Mjeteve financiare të nevojshme për qëndrim dhe qëllim të qëndrimit, për kthim në vendin e origjinës ose për transit në një vend të tretë ku e ka të garantuar hyrjen, ose që ato mjete mund t՚i fitojë në mënyrë të ligjshme 
  6. Që personi, automjeti dhe valixhet e tij që i mban me vetën nuk do të rrezikojnë dhe nuk do të cenojnë sigurinë e kufirit shtetëror, rendin publik dhe shëndetin publik.

 

Kontrolli nga paragrafi 1 i këtij neni nënkupton kontrollin e drejtpërdrejtë të të dhënave dhe paralajmërimeve për personat dhe sendet nga evidencat përkatëse, si dhe veprimet që duhet të ndërmerren në bazë të paralajmërimeve të tilla.

Ndalimi i hyrjes

Shtetasit të huaj nuk do t՚i lejohet hyrja në Mal të Zi nëse:

  1. E përdor dokumentin e udhëtimit të huaj, të pavlefshëm ose të rremë ose ndonjë dokument tjetër që nuk është dokument udhëtimi 
  2. Nuk i plotëson kushtet nga neni 11 të këtij ligji 
  3. Një gjë të tillë kërkohet për arsye të sigurisë kombëtare, rendit publik ose shëndetit publik
  4. Është në transit përmes territorit të Malit të Zi, por nuk i plotëson kushtet për të hyrë në vend të tretë 
  5. Është në fuqi masa e sigurisë e largimit, masa e sigurisë dëbimi i shtetasit të huaj nga vendi, masa e sigurisë e dëbimit të të huajit nga territori i Malit të Zi ose nëse i është revokuar leja e qëndrimit. 
  6. Nuk ka mjete të mjaftueshme për mirëmbajtje gjatë qëndrimit në Mal të Zi dhe për kthim në vend nga i cili ka ardhur ose për udhëtim në një vend të tretë. 

 

Për ndalimin e hyrjes nga paragrafi 1 të këtij neni shtetasin e huaj me gojë e njofton organi i administratës përgjegjës për punët policore (policia). 

Mbi ndalimin e hyrjes së të huajve në Mal të Zi, policia e udhëheq një evidencë të posaçme.  

Skip to content