Select Page

Sistemi i menaxhimit të mjedisit

ISO 14001:2004

Politika e Aeroporteve të Malit të Zi për menaxhimin e mjedisit

Sistemi i menaxhimit të mjedisit është i bazuar mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 14001:2004 si një pjesë e sistemit të integruar të cilësisë së “Aeroporteve të Malit të Zi Sh.A.”, që përfshin të gjitha njësitë aeroportuale, proceset e punës dhe asketet e mjedisit.

Planet e aktiviteteve dhe procedurat e mbrojtjes së mjedisit vazhdimisht harmonizohen me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO14001:2004Plotësimi i kërkesave të këtij standardi paraqet një nivel minimal të cilësisë së sistemit të menaxhimit të mjedisit të “Aeroporteve të Malit të Zi Sh.A.”.

“Aeroportet e Malit të Zi Sh.A.” në vazhdimësi i planifikojnë, zbatojnë, kontrollojnë dhe vlerësojnë efikasitetin e aktiviteteve të ndërmarra që i referohen mbrojtjes së mjedisit përmes plotësimit të kërkesave të përfshira në normat dhe standardet ndërkombëtare si dhe në legjislacionin e brendshëm të shtetit të Malit të Zi, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së mjedisit dhe kontrollit të ndikimeve të dëmshme ndaj mjedisit. Duke nxitur zhvillimin dhe duke udhëhequr në mënyrë bashkëkohore proceset dhe teknologjitë e punës me qëllim të zvogëlimit të ndikimeve të dëmshme ndaj mjedisit, me rritje të shkallës së shfrytëzimit të energjisë dhe lëndëve të para, dhe me menaxhimin e mbeturinave, tek të gjithë pjesëmarrësit në proceset e punës zhvillohet vetëdija mbi nevojën e mbrojtjes së përhershme të mjedisit, me fokus të veçantë tek veprimi parandalues. Në këtë kuptim vëmendja e posaçme i jepet përcjelljes së përvojave të veprimtarive të aeroporteve evropiane dhe botërore, si dhe aftësimit dhe edukimit të vazhdueshëm, ku prijnë pikësëpari drejtuesit e Aeroportit.

Politika e menaxhimit të mjedisit është suazë për vlerësim të nivelit të arritjes së objektivave të përgjithshme të menaxhimit të mjedisit. Me funksionalizimin e objektivave të vendosura në të gjitha nivelet e menaxhimit, si dhe me zbatimin e vazhdueshëm të procedurave, strukturat drejtuese dhe punëtorët në mënyrë të sistematizuar dhe në përgjithësi e zbatojnë këtë Politikë. Politika e menaxhimit të mjedisit i detyron të gjithë të punësuarit dhe është sendërtuar në të gjitha dokumentet e sistemit të integruar të cilësisë së “Aeroporteve të Malit të Zi Sh.A.”. Efikasiteti i sistemit periodikisht kontrollohet dhe vlerësohet nga Drejtuesit. Kontributi në zbatimin e Politikës së menaxhimit të mjedisit konsiderohet si kontribut në përmirësimin e sistemit të integruar të cilësisë së “Aeroporteve të Malit të Zi Sh.A.”. Politika e menaxhimit të mjedisit është publike.

Skip to content